CORRECT LYRICS

Lyrics : Zemra E Thyer

Radioja që më shoqëron
Një këngë bukur ma lëshon
Me plot prekje mallëngjime
Se ma di dhimbjen time
Ai jep tinguj nga shiriti
Dhimbje që vuan shpirti
Dhe sa ëmbël i ndjej fjalët
Sikur nga deti të jep valët

Kjo kengë e mallëngjyer (Ngjyer)
Që më bën shoqeri
Zemrën time ma ka thyer (Thyer)
E ka ripërtri
Kjo kengë e mallëngjyer (Ngjyer)
Që më bën shoqeri
Zemrën time ma ka thyer (Thyer)
E ka ripërtri

E ngrej gotën për të pirë
Por asaj nuk i vjen mirë
Dhe për toke do të hidhem
Sepse dora shpesh më dridhet
Dhe këte këng disa herë e kthej
Pse në shpirt një zbrastirë e ndjej
Mungesa yte me dëshpronë
Që të rrij pa gjumë deri vonë
Kjo kengë e mallëngjyer (Ngjyer)
Që më bën shoqëri
Zemrën time ma ka thyer (Thyer)
E ka ripërtri
Kjo kengë e mallëngjyer (Ngjyer)
Që më bën shoqëri
Zemrën time ma ka thyer (Thyer)
E ka ripërtri
E ka ripërtri