CORRECT LYRICS

Lyrics : Fjalët e Qiririt

Unë për ju do të rri të tretem
As sa qiri te mos mbetem
Të venitem t'digjem dot
Kët dëshir e kam ca mot

Jo as zjarrit nuk i druhem
Dhe kur s'dua që të shuhem
Po të digjem me dëshir
Që të bej dritë sa më mirë
Oooo oooo oooo

Kur më shihni se jam tretur
Mos besoni se kam vdekur
Jam i gjallë e jam në jetë
Jam në dritën e vërtetë

Unë jam në shpirtin tuaj
Flakën time s'e merr i huaj
Unë jam në shpirtin tuaj
Flakën time s'e merr i huaj
Oooo oooo oooo
Me është falur mua durimi
Andaj po digjem si trimi
Që të jeni ju më mirë
Të mos mbetni në errësirë

Dua shumë fjalë të ju them
Po kam frikë se digjem shpejt
Mos harroni urtësinë
Trimërinë e bujarinë
Oooo oooo oooo